Aktualitet

FOTO/ Ky është djali i Admir Muratajt, konflikti me Stiven Toshkesin nisi 2 muaj më parë, e plagosi me hanxhar te Shkolla e Baletit

Por nga hetimi ka rezultuar se konflikti ka qenë më Muratajn dhe jo me dy autorët. Shkak dyshohet se është vajza me të cilën Toshkesi ishte i lidhur. 

24 Prill 2023, 13:33 Nga f.g
FOTO/ Ky është djali i Admir Muratajt, konflikti me Stiven Toshkesin
Viktima dhe Arber Murataj

TIRANE- I riu që shikoni në këtë foto është Arbër Murataj, djali i kreut të grupit të grabitjeve të bankave, Admir Murataj, i vrarë në prill të vitit 2019, në grabitjen e Rinasit. Arbër Murataj është shpallur në kërkim nga policia që ka ushtruar një sërë kontrollesh në banesën e tij pasi është një nga të dyshuarit për vrasjen e Stiven Toshkezit. Burime nga grupi hetimor, i thanë Dosja.al se Murataj ka patur një konflikt direkt me viktimën për një vajzë. 

Stiven Toshkezi u vra më 18 prill në afërsi të banesës së tij, ku dy të rinjtë vetëm 18 vjeç, Ensi Maze dhe Aksel Hoxhaj i zunë pritë. Hoxhaj e qëlloi me hanxhar të riun, ndërsa shoku i tij po i mbante derën e makinës që shoku i viktimës mos të dilte dot nga makina për ta ndihmuar. Por nga hetimi ka rezultuar se konflikti ka qenë më Muratajn dhe jo me dy autorët. Shkak dyshohet se është vajza me të cilën Toshkesi ishte i lidhur.

FOTO/ Ky është djali i Admir Muratajt, konflikti me Stiven Toshkesin

Kjo nuk ishte hera e parë që të dy ishin përplasur, pasi më herët, rreth dy muaj më parë, Murataj ka marrë në telefon Toshkesin për tu sqaruar. Në një takim pranë shkollës së Baletit, te Rruga e Elabsanit, në momentin e sqarimit, ai u qëllua me hanxhar nga Arbër Murataj. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj./Dosja.al

arber murataj admir murataj vritet stiven toshkesi

Sondazh

Poll