25 Prill 2023, 11:08
Nga DOSJA
Policia
KORÇË- Dy persona kanë rënë në pranga ditën e sotme për djegien e një makine. Mësohet se në pranga kanë rënë 27-vjeçari Romeo Basholli dhe 38-vjeçari Gentjan Çipi. Këta dy persona në bashkëpunim i kanë vënë zjarrin makinës së një 28-vjeçareje. Po ashtu sipas hetimeve është zbuluar se 38-vjeçari në vitin 2022 e ka kanosur me anë të telefonit të renë.
Njoftimi i Policisë:
Korçë U dyshua fillimisht si ngjarje aksidentale, zbardhet pas hetimeve të thelluara, djegia e qëllimshme e një automjeti, e ndodhur një ditë më parë. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që i vunë zjarrin automjetit në përdorim nga një shtetase. Sekuestrohet një sasi e vogël municioni luftarak, të cilën e posedonte në banesë njëri prej të ndaluarve, veshje dhe një automjet të përdorura në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2023, në lagjen nr. 5, Korçë, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë dhe G. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.
Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip "Volksëagen", në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
romeo basholli gentjan Çipi
Aktualitet
25 Prill 2023, 10:48
F.M
Stiven Toshkëzi
TIRANË- Arbër Murataj, djali i Admir Murataj, personit që realizoi grabitjen e 4.,6 milionë eurove në aeropor...
Aktualitet
25 Prill 2023, 10:35
F.M
Eduart Ndocaj
ITALI- Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka ndarë me ndjekësit një ngjarje të rëndë të cilës i ka mbijetuar ...
Aktualitet
25 Prill 2023, 10:14
F.M
Armë zjarri
SHKODËR- Aleksandër Ibraj, 43 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, në Bushat, Shkodër, është s...
Aktualitet
25 Prill 2023, 10:09
I.A
Sekuestrimet
ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve nar...
Aktualitet
25 Prill 2023, 09:44
F.M
Shkodër
SHKODËR- Orjad Tarja, 21 vjecc, banues në fshatin Barbullush, Shkodër është vënë në pranga p...
Aktualitet
25 Prill 2023, 09:41
F.M
Gentian Malindi
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë ...
Aktualitet
25 Prill 2023, 09:40
I.A
Policia
TIRANË- Një person pa jetë është gjetur mengjësin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një 67-...
Aktualitet
25 Prill 2023, 09:22
F.M
Dosja
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al, TopChanel, TvKlan, Abc dhe Shqipt...
Aktualitet
25 Prill 2023, 09:22
F.M
Ambulancë
TIRANË- Një 56-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një pallati në Tiranë. Në njoftimin e ...
Aktualitet
25 Prill 2023, 09:05
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për trafik emigrant&e...