Aktualitet

Vrasja e Toshkëzit, shpallet në kërkim djali i Admir Muratajt, i ngacmoi të dashurën viktimës, dy javë para se të vdiste e plagosi me thikë

Policia ka zbarkuar në banesën ku jeton Arbër Murataj në Tiranë, por nuk e ka gjetur këtë të fundit aty. Efektivët kanë arrestuar kushëririn e Muratajt si dhe një sasi lënde narkotike, të llojit kanabis.

25 Prill 2023, 10:48 Nga F.M
Vrasja e Toshkëzit, shpallet në kërkim djali i Admir Muratajt, i
Stiven Toshkëzi

TIRANË- Arbër Murataj, djali i Admir Murataj, personit që realizoi grabitjen e 4.,6 milionë eurove në aeroportin ‘Nënë Tereza’, vend ku dhe u vra nga policia, është shpallur në kërkim për vrasjen e Stiven Toshkëzit. Vendimi është marrë nga prokuroria, pas intervistimit të të dashurës së Toshkëzit, ngacmimi i të cilës u bë dhe shkak për vrasjen e të riut më 19 prill.

Për rrjedhojë, policia ka zbarkuar në banesën ku jeton Arbër Murataj në Tiranë, por nuk e ka gjetur këtë të fundit aty. Efektivët kanë arrestuar kushëririn e Muratajt si dhe një sasi lënde narkotike, të llojit kanabis.

Ende nuk dihet emri i personit të arrestuar apo akuza që rëndon mbi të. Emri i Arbër Muratajt dili nga e dashura e Toshkëzit. Vajza u mor në pyetje pas arrestimit të Axel Hoxhajt, personit që e qëlloi me thikë për vdekje të riun dhe Ensi Mazes, bashkë punëtor të ngjarje. Të dy ndodhen pas hekurave për krimin e rëndë, por vajza dëshmoi se nuk ishtë Hoxhaj ai që e kishte ngacmuar në rrjetet sociale, por Murataj. Madje tregoi se dy javë para se ndodhte vrasja, djali i Admir Muratajt ishte konfliktuar me Toshkëzin dhe e kishte plagosur me thikë.

stiven toshkezi ensi maze axel hoxhaj arber murataj

Sondazh

Poll