Aktualitet

Shkrumbohet shtëpia e ish-deputetit në Milano, Ndocaj: Menduam se ishte hajduti, kur pamë tymin, dolëm siç ishim. S’morëm as rroba

Ai tha se fillimisht kishin menduar se bëhej fjalë për një hajdut, pasi në kohën që ndodhi ngjarja ishte natë, por kur kishin parë tymin, ishin trembur akoma më tepër.

25 Prill 2023, 10:35 Nga F.M
Shkrumbohet shtëpia e ish-deputetit në Milano, Ndocaj: Menduam se
Eduart Ndocaj

ITALI- Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka ndarë me ndjekësit një ngjarje të rëndë të cilës i ka mbijetuar bashkë me familjen e tij. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë një status në të cilin shkruan se banesa ku jetojnë në Milano është shkrumbuar nga flakët. Ish-deputeti shkruan se falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të Milanos, është arritur që të shmanget një tragjedi.

“Dua të falënderoj Zotin sepse sot mund të ishte ndryshe, pas një zjarri të papritur në mesnatë! Falenderoj sinqerisht zjarrfikësit e Milanos që arrijnë të shmangin një tragjedi me shërbimin e tyre të menjëhershëm! Fatmirësisht dëmi ka qenë vetëm material!”, shkruan Ndocaj në postim.

Në një prononcim për “ABC”-në e mëngjesit, Ndocaj tregoi përjetimet e atyre momenteve. Ai tha se fillimisht kishin menduar se bëhej fjalë për një hajdut, pasi në kohën që ndodhi ngjarja ishte natë, por kur kishin parë tymin, ishin trembur akoma më tepër. Ish-deputeti thotë se kanë dalë nga shtëpia siç ishin, me rrobat e gjumit dhe kanë telefonuar zjarrfikësen.

 “Akoma nuk dihet shkaku i konfirmuar i zjarrit, por në bazë të asaj që u diskutua ishte një shkëndijë elektrike. Ishte ora 02:30 e mesnatës dhe ishim të gjithë në gjumë. Dëgjuam se po ndodhte mbi dhomat e gjumit ku ne jetojmë dhe kujtuam se mos ishte me të vërtetë hajduti dhe jo se ishte një zjarr. Ishte një zhurmë e madhe. Kur dola të shikoj në shkallët e pallatit, kishte ardhur tymi deri në gjysmë dhe pastaj kemi dal të gjithë me shpejtësi dhe thirrëm ndërhyrjen, policinë e zjarrfikësen. Edhe arritëm dolëm ashtu siç ishim sepse natë, të gjithë ishin në gjumë, por të paktën lëndime as tek ne as te vajza nuk kishte. Në katin e fundit është shkrumbuar gjithçka, nuk arrita të merrja dot as teshat e trupit.

Ishim 8 pjestarë të dy familjeve. Fatmirësisht ishte vajza zgjuar pasi ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale. U zgjuam dhe mundëm të dilnim”, u shpreh Ndocaj.

eduart ndocaj

Sondazh

Poll