Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 3 kg kokainë dhe kanabis

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mendohet se ishte kreu i një rrjeti trafikantësh kokaine dhe hashashi, të vendosur në brendësi të provincës së Ankonës.

25 Prill 2023, 10:09 Nga I.A

 

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 3 kg kokainë dhe kanabis
Sekuestrimet

 

ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike. Ansa shkruan se gjatë operacionit janë sekuestruar tre kilogramë kokainë e pastër, hashash dhe një pistoletë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mendohet se ishte kreu i një rrjeti trafikantësh kokaine dhe hashashi, të vendosur në brendësi të provincës së Ankonës.

Gjithashtu karabinierët gjetën gjatë kontrolleve edhe një pistoletë pa leje, me karikator të mbushur me 14 fishekë dhe droga u gjet brenda fenerëve dhe nën baterinë e makinës. Shqiptari i arrestuar shtirej si një tregtar makinash të përdorura, metodë kjo e përdorur si kamuflazh nga ana e tij.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll