Aktualitet

U kap me 3 emigrantë në Han të Hotit, arrestohet i riu (EMRI)

Ai po transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

25 Prill 2023, 09:44 Nga F.M
U kap me 3 emigrantë në Han të Hotit, arrestohet i riu (EMRI)
Shkodër

SHKODËR- Orjad Tarja, 21 vjecc, banues në fshatin Barbullush, Shkodër është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të emigrantëve të paligjshëm. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se i riu është kapur tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe. Ai po transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, nga kontrollet në terren për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, kanë evidentuar një tjetër rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, rast për të cilin u arrestua shtetasi O. T., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër. Ky shtetas u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

policia e shkodres orjad tarja

Sondazh

Poll