Aktualitet

HARTA LIVE/ Shi dhe vranësira, moti merr kthesë të fortë në pranverë, temperatirat shkojnë deri në 22°C

Ndërsa zonat Jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.

25 Prill 2023, 07:56 Nga F.M
HARTA LIVE/ Shi dhe vranësira, moti merr kthesë të fortë
Moti

TIRANË- Shqipëria sot do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta ajrore dhe reshjeve të shiut. Sot parashikohet se herë pas here të ketë shtim vranësiradh dhe të gjënërohen reshje shiu në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore e Lindore të vendit tonë.

Ndërsa zonat Jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

moti 25 prill 2023

Sondazh

Poll