Politike

“Nuk ka mendere ku të rrijë”/ Monika Kryemadhi ironizon kandidatët e Alibeajt: Do i zhdukë Rama se nuk do i hyjnë më në punë

Deputetja e PL-së tha se pas 14 majit, fundi i kandidatëve të Alibeajt do jetë i tmerrshëm, pasi Ramës nuk do i hyjnë më në punë.

25 Prill 2023, 00:05 Nga k.m.
“Nuk ka mendere ku të rrijë”/ Monika Kryemadhi ironizon
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë tha se kandidati që ka nxjerrë Enkelejd Alibeaj në Tiranë, Roland Bejko nuk do të ketë asnjë ndikim në garën e Belind Këlliçit. Në emisionin "Quo Vadis", Monika Kryemadhi  shtoi se emrat e tjerë që Alibeaj ka vendosur për të garuar në 14 maj në disa bashki, janë mbështetës të qeverisë dhe të financuar nga Edi Rama.

Deputetja e PL-së tha se pas 14 majit, fundi i kandidatëve të Alibeajt do jetë i tmerrshëm, pasi Ramës nuk do i hyjnë më në punë.

“Qytetarët janë të zgjuar për ta kuptuar. Ai që është kundër qeverisë do votojë kundër qeverisë. Ai që do të shkojë ti bëj nderin selisë së vulës, është gjë që nuk do shkonte të votonte edhe po mos kishte kandidatë. Është votë ose e subvencionuar me para ose sdo votonte. Kjo e ka 0 efektin tek vota e Belind Këlliçit.

Në Mallakastër të gjithë e dinë që është personi që merr më shumë tendera nga qeveria. Edhe pastruset në privat janë hequr nga puna nëse votonin kundër Edi Ramës ose Erion Veliajt. Pra tani kundërshtari i Armando Subashit qënke drejtoreshë në spital. Pra nuk ka mendere ku të rrijë i themi ne. Apo Agron Kapllanaj që fiton me miliona euro dhe është kandidati përballë opozitës. Por kjo është zgjedhja e tyre. Mirë ishte po mos kishin nxjerrë kandidat. Por kjo ishte një fund i tmerrshëm që pas 14 majit nuk do i hyjnë në punë as Ramës, as Veliajt as Subashit. Dhe financiarisht nuk do mbështeten më,”-tha ajo ndër të tjera.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll