Politike

Blendi Klosi gjen "PROBLEMIN" tek opozita: Dalin në terren me kostum e kollare

Blendi Klosi tha se kandidatët për Bashkitë por edhe përfaqësuesit e opozitës shkojnë në terren me kostum dhe kollare.

24 Prill 2023, 22:42 Nga k.m.
Blendi Klosi gjen "PROBLEMIN" tek opozita: Dalin në terren me
Blendi Klosi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka "zbuluar" arsyen se përse opozita nuk ka sukses (sipas tij) në takimet me qytetarët. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Open", Klosi tha se kandidatët për Bashkitë por edhe përfaqësuesit e opozitës shkojnë në terren me kostum dhe kollare. Sipas tij, kjo veshje nuk i "ndihmon" në bashkëpunimin me qytetarët.

"Ishim në një takim atje në Sarandë ne kishim takim me gratë dhe vajzat, ata prezantuan kandidatin. Ne ishim 3 herë më parë. Madje dhe i pashë ata të opozitës të veshur me kostum dhe me kollare. Flisnin për yjet atje. Problem është veshja se njerëzit duan të të shohin si vetja,"-tha Bledi Klosi.

blendi klosi

Sondazh

Poll