Politike

Salianji DEBAT Gjylametin: Po të ruaj shumë, s'ke nivel të merresh me mua, as në debat s'të pranoj dot. Socialistja: Edhe më poshtë mund të shkosh

Demokrati tha se koleges së tij, ia ndërrojnë zonën sepse nuk dinë ku ta çojnë, duke e ofenduar kështu se nuk ka nivel për debatin me të dhe se duhet të falënderojë emisionin që e ftojnë.

24 Prill 2023, 22:12 Nga k.m.
Salianji DEBAT Gjylametin: Po të ruaj shumë, s'ke nivel të
Blerina Gjylameti dhe Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u përplas me deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylametin. Të dy të ftuar në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”, demokrati tha se koleges së tij, ia ndërrojnë zonën sepse nuk dinë ku ta çojnë, duke e ofenduar kështu se nuk ka nivel për debatin me të dhe se duhet të falënderojë emisionin që e ftojnë. Por nga ana tjetër, Gjylameti tha komente të tilla vijnë sa herë që mungon argumenti.

PJESË NGA BISEDA:

Gjylameti: Zoti Salianji, nuk e di çfarë jeni ju sepse pjesën e fyerjes...Zoti Salianji...

Salianji: Nuk të dhimbset ty as opozita, as demokratët. Nuk thua dot asgjë për partinë tënde. Situata në PD, kur ka Primare...

Gjylameti: E di ça niveli janë këto, janë "zh" fare. Në nivelin tënd më mund dy herë, njëherë që më ul në nivelin tënd, e tjetër që je mësuar me atë lloj niveli. 

Salianji: Për nivelin tuaj meqenëse je zonjë unë nuk po të flas, por mund të të flas shumë mirë. Mund të të flas nga Pogradeci dhe nga gjithë elementët e tjerë. Të flas mirë zonjë për nivelin se ku, por mos hyr te këto se çfarë niveli. Nëse është çështje niveli, në debat unë me zor të pranoj ty, e kupton? Pra duhet të falënderosh Erlën edhe këta që vjen. Unë vetëm me këtë argument të nxjerr jashtë loje. Po të ruaj shumë zonjë.

Gjylameti: Je shumë i turpshëm. Mund të vazhdosh edhe më poshtë se kaq. E dinë njerëzit, e kanë provuar me votë. Këtu ka vetëm një gjë. Debati i primareve për një parti politike. 

blerina gjylameti ervin salianji

Sondazh

Poll