Politike

Përfundon bllokada? Interesi iranian për Shqipërinë vazhdon, Teherani vjen sërish në Tiranë përmes... Turqisë

Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu, Amirabdollahian tha se Ministria e Jashtme do të hapë një seksion të interesave iraniane në Shqipëri, duke falënderuar Ankaranë për ndihmën e saj.

24 Prill 2023, 20:54 Nga k.m.
Përfundon bllokada? Interesi iranian për Shqipërinë vazhdon,
Foto ilustruese

TIRANË- Turqia ka "hyrë mik" që Shqipëria t'i japë një tjetër mundësi Iranit. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian njoftoi se Teherani ka rënë dakord të hapë "një seksion interesash" përmes Turqisë në Shqipëri, fill 6 muaj pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Tiranën. Sipas mediave të huaja, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu, Amirabdollahian tha se Ministria e Jashtme do të hapë një seksion të interesave iraniane në Shqipëri, duke falënderuar Ankaranë për ndihmën e saj.

Shtatorin e kaluar, qeveria shqiptare dëboi nga vendi personelin e ambasadës iraniane për një sulm të madh kibernetik për të cilin qeveria fajësoi Iranin. Është rasti i parë i njohur i një vendi që ndërpret marrëdhëniet diplomatike për shkak të një sulmi kibernetik. Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Tiranës ishin tensionuar vitet e fundit pasi Shqipëria ra dakord të priste 3,000 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit, grupi i opozitës iraniane në mërgim, me kërkesë të SHBA-së dhe OKB-së në vitin 2013.

Megjithatë kjo deri më tani është bërë me dije vetëm nga mediat e huaja, por ende nuk ka asnjë sqarim nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e as nga kryeministrit Edi Rama. Tek e fundit ishte kreu i qeverisë ai që dëboi iranianët nga vendi ynë, me pretendimin se fshiheshin pas sulmit kibernetik nga "Homeland Justice" verën që lamë pas. Sulmi është bllokuar, por të dhëna të rëndësishme ende rrjedhin në grupin e krijuar në "Telegram".

irani edi rama irani kercenon shqiperine

Sondazh

Poll