Aktualitet

“Ma ndjeu shpirti”/ Iu bashkua Ramës në tallava, flet gruaja nga Kamza: Ju doni dhe s’po e takoni dot, unë kërceva! S'ka asgjë të keqe

Gruaja që prej vitesh punon në pastrim gjelmbërimin në zonën e Kamzës tregoi se me Ramën kërceu sepse kishte dëshirë. Madje i ka sjellë edhe "përfitime". 

24 Prill 2023, 20:41 Nga k.m.
“Ma ndjeu shpirti”/ Iu bashkua Ramës në tallava, flet
Sanije Myrto

TIRANË- Sanije Myrto është gruaja, e cila u bë virale në rrjet pas kërcimit që bëri me kryeministrin Edi Rama disa ditë më parë gjatë një takimi elektoral në Kamëz. Gruaja që prej vitesh punon në pastrim gjelmbërimin në zonën e Kamzës tregoi se me Ramën kërceu sepse kishte dëshirë. Madje i ka sjellë edhe "përfitime". 

“Ndihem shumë mirë, ishte kënaqësi, u argëtuam, u bëmë. Ju po kërkoheni të takoheni me kryeministrin dhe se takoni dot, unë kërceva me të. Është kënaqësi për mua, asnjë gjë të keqe nuk ka. Ma ndjeu shpirti. Ne po mbillnim pemë faktikisht, ndaluam dhe e pritëm kryeministrin, jam mbështetëse e Partisë Socialiste. Janë të pritur, janë të dashur, të gjitha të mirat i kanë, tani kemi shpresë të na rrisin çik pensionet, çik rrogat. Tani si gjithë të tjerët jetojmë edhe neve, rrogat i kemi çik problem. Na vuri këtë Rakipin këtu, jemi ndjerë mirë, kemi bërë ca punime që na duheshin, në kohën e pandemisë na i kanë sjellë vetë ndihmat në shtëpi, na kanë bërë për vete.

Te Bashkia të gjitha ato gocat janë shumë të mira, unë jam punonjëse e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Kamzës. Te Bashkia jam shumë e kënaqur, marr një 400 mijë lekësh, dhe jam shumë e kënaqur,”- u shpreh ajo.

Videoja e saj duke kërcyer me kryeministrin Edi Rama është bërë virale në të gjitha rrjetet sociale duke u shpërndarë kudo. 

sanije myrto

Sondazh

Poll