Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, vetëdorëzohet në Polici 36-vjeçari

Kjo pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

24 Prill 2023, 20:20 Nga k.m.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia,
Foto ilustruese

TIRANË- Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Në njoftimin e bërë nga Policia e Shtetit, 36-vjeçari, i identifikuar me inicialet R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kjo pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Më datë 24.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është vetëdorëzuar shtetasi R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

policia e shtetit

Sondazh

Poll