Aktualitet

50 EURO DITA- Mungesat në masterclassin e Ermonela Jahos! Pjesmarrësi: Nëse për dikë ishte e papërballueshme, gjendet mënyra. Unë u futa falas

Këngëtari lirik Xhon Jesku, i cili iu bashkua masterclassit si dëgjues në ditën e fundit, thotë se u pranua falas, duke shtuar se te dera nuk kishte roje dhe as persona që i kontrollonin. 

24 Prill 2023, 19:51 Nga A.B
50 EURO DITA- Mungesat në masterclassin e Ermonela Jahos! Pjesmarrësi:
Studentet dhe Ermonela Jaho

TIRANË- Deklarata e fundit e sopranos së njohur Ermonela Jahos se në masterclass-in 5 ditor (14-18 prill) të mbajtur në Teatrin e Operas, artistët shqiptarë ishin të paktë, nga 12 pjesëmarrës. 

“Kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Dhe do doja të shikoja ca pedagogë të mi, kolegë të mi, që vinin për të shkëmbyer këtë lloj eksperience”, u shpreh pak ditë më parë Jaho.

Më pas, pasuan reagimet. Një prej tyre ishte edhe tenori Josif Gjipali i cili u shpreh se leksionet e lirikës i ka marrë nga mjeshtërit më të mirë, ndaj nuk e shihte të nevojshëm pjesëmarrjen në këtë masterclass. 

Mirëpo kishte edhe nga ato soprano që e panë si eksperiencë të mirë masterclassin e Jahos. Sopranoja Rovena Xhelili thotë për 'Reporttv':

Ishte njeri shumë pozitiv, shumë energjike. Në çdo moment përpiqej të të motivonte sa më shumë. Të të jepte sa më shumë nga vetja, duke na thënë: “Nëse unë ja dola, edhe ti mund t’ia dalësh”.

Këngëtari lirik Xhon Jesku, i cili iu bashkua masterclassit si dëgjues në ditën e fundit, thotë se u pranua falas, duke shtuar se te dera nuk kishte roje dhe as persona që i kontrollonin. 

“Nuk kishte asnjë polic te dera, as tek holli. Madje nuk kishte një klasifikim as nga vetë këngëtarja Ermonela Jaho për ata të cilët mund të kishin paguar ose jo. Në shumicën e rasteve nuk mund të justifikohej një pedagog vetëm prej pagesës, nuk mund të justifikohej një pedagog vetëm prej saj. Dhe nëse për dikë ishte e papërballueshme, gjenden mënyra të tjera. Nuk mendoj se nuk do të kishte pranuar zonja Jaho dhe Teatri i Operas për një student vërtetë në nevojë”, shprehet Jesku.

Jesku, i cili ka përfunduar studimet tek "Artet" prej pak muajsh, tregon nëse në Universitetin e Arteve ekziston ndonjë formë presioni nga pedagogët.

Të pranojmë që jemi një shoqëri e shtypur. Pedagogu i kantos luan një rol shumë të rëndësishëm. Ai krijon një afrimitet shumë të madh me ty, dhe detyrimisht sado i drejtë apo i pavarur mund të jesh dhe ta edukosh veten tënde si të tillë përsëri ndikon. Nuk po them se të gjithë por patjetër që ekziston, për më tepër që komuniteti artistëve e ka më të theksuar këtë pjesën e xhelozisë”, shton ai.

Kujtojmë se masterclassi kushtonte 50 euro në ditë (25 euro për dëgjuesit, për studentët bëhej zbritje).

ermionela jaho

Sondazh

Poll