Politike

"Masë e ASHPËR"/ Shkeli Kodin Zgjedhor, Kryetarja e Bashkisë Lushnjë gjobitet nga KAS me vetëm 2 mijë e 500 lekë

Gjoba e majme me siguri do ta frenojë Sefën të kryejë të njëjta veprime.

24 Prill 2023, 19:16 Nga A.B
"Masë e ASHPËR"/ Shkeli Kodin Zgjedhor, Kryetarja e
KAS dhe Eriselda Sefa

TIRANË- E çuditshme por e vërtetë. Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, është gjobitur nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve me gjobë për shkak të veprimtarive publike në kohë fushate zgjedhore. Masa administrative e vendosur, është vetëm 2 mijë e 500 lek, ndërsa për personin përgjegjës për raportimin është vendosur gjoba prej 5 mijë lekësh.

Gjoba u vendos pasi para zgjedhjeve është e ndaluar të kryhen punësime në administratë, apo veprimtari publike me tagër bashkinë. Sefa e ka thyer këtë rregull dhe 'ndëshkimi i ashpër' që ka marrë, mund ta frenojë që të bëjë të njëjta veprime./Dosja.al

eriselda sefa

Sondazh

Poll