Politike

E FORTË! Berisha-Rakip Sulit: Të kanë hapur dosje në Greqi

Sali Berisha gjithashtu në fjalën e tij, nuk la pas akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Rakip Suli, duke i paralajmëruar se në Kamëz do dalë i mundur.

24 Prill 2023, 19:20 Nga k.m.
E FORTË! Berisha-Rakip Sulit: Të kanë hapur dosje në Greqi
Sali Berisha

KAMËZ- Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin elektoral në Kamëz me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën. Gjatë takimit të sotëm, i cili zgjati pak për shkak të shiut, akuzoi qeverinë Rama se vitet e fundit për Shqipërinë kanë qenë vite të një varfërimi të frikshëm.

Berisha gjithashtu në fjalën e tij, nuk la pas akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Rakip Suli, duke i paralajmëruar se në Kamëz do dalë i mundur.

"Rakip (Suli) as në Greqi nuk të pranojnë se të kanë hapur dosje atje mesa mora vesh. Po të garantoj se ato para do t'i gjejmë atje ku i fshehur. Do dënohesh, nuk ka më amnisti me qeveritarët hajdutë,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Kamzës ju shkatërrua arsimi. Nuk ka mësim me 3 turne miqtë e mi. Unë kam qenë pedagog vetë, po çdo njeri, jo më fëmijët, por as me studentët e rritur me 3 turne se bën dot mësimin. Dhe këtë e bëri Rakip Suli, vetëm e vetëm për xhepin e tij, këtë e bëri Erion Veliaj, vetëm e vetëm për xhepin e tij. Në qoftë se do të mendonim, hajde për të rriturit, por të paktën për fëmijët e qytetarëve ata nuk mund ta bënin kurrë një akt të tillë, ata nuk mund të mendonin kurrë të fryheshin si shushunja me paratë e shkollave. 6 milionë euro e ndërton shkollën ‘Sami Frashëri’, Erion Veliaj. Me 6 milionë euro ndërtohen të paktën 7-8 shkolla. 7.2 milionë euro rindërton shkollën ‘HillaryClinton’ Rakip Suli në Kamzë.

Shih çfarë janë këta more. Këta vjedhin në çdo gjë, këta vjedhin në çdo pemë, në çdo gropë, në çdo bankë, këta vjedhin në çdo shkollë.

Kam mbjellë thotë ai, 1 milionë pemë. 1 milionë pemë, janë baras me një pyll minimumi 600, optimumi, 900 hektarë. Kam mbjellë absolutisht, as 6 mijë pemë. Ka vjedhur paratë e 994 mijë pemëve. Ka blerë pisha, ka faturuar pisha, imagjinoni sikur të ishin flori, ka faturuar pisha 5500 euro fidani, në një kohë kur çmimi më maksimal shkon 500-600 euro më së shumti.

Të gjitha paratë tuaja. I gjithë ky është modeli Veliaj, modeli Suli. Kudo që shkoj. Rakip as në Greqi nuk pranohesh më, se të kanë hapur dosje mesa mora vesh. Le që po të garantoj, se ato para kudo që i ke dërguar do ti gjejmë dhe do të dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Qeveritarët hajdutë do ti ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet.

Edhe njëherë të vazhdojmë këtë fushatë me të gjithë përkushtimin tonë. Le ti lëmë Kipes dhe Edit të tij, ato që duan vetë, ato që duan vetë ata, kafshët, zorrët, etj., etj., me radhë. Ne do të vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamzë, do të vendosim standardet më të mira të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe ju jap fjalën këtu para jush se Edi Rama, pas datës 14 do ti ketë muajt të numëruar dhe do të ikë jo atëherë kur do ai, por atëherë kur duam ne, kur të vendosim ne vetë, ai do të ikë me të gjithë përgjegjësitë që ka.

Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria. Faleminderit shumë!

sali berisha rakip suli zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll