Politike

Iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut, Ahmed Kalaja: Emri im në listën e personave ‘non-grata’, shkak albanofobia!

Ahmed Kalaja tha se vetë ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut kishte deklaruar se ende në sistemin e qeverisë maqedonase ka linja albanofobe dhe islamofobe me mendësi anti-shqiptare.

24 Prill 2023, 19:09 Nga k.m.
Iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut, Ahmed Kalaja: Emri im në
Ahmed Kalaja

SHKUP- Imami i xhamisë te “Rruga e Kavajës”, Ahmed Kalaja ka komentuar edhe njëherë shpalljen "non grata" nga Maqedonia e Veriut. Në një intervistë për emisionin "Studio Live", imami e ka quajtur një linjë albanofobe dhe islamofobe ndalimin e hyrjes së tij në vendin fqinjë duke sqaruar se atje ishte ftuar për të mbajtur një ligjëratë në myftininë e Kërçovës, e ishte siguruar që çdo gjë do të shkonte në rregull gjatë udhëtimit të tij.

“Isha i ftuar në myftyninë e Kërçovës dhe duke menduar se cdo gjë është në rregull, sepse atje hoxha njofton organet kompetente se do vij unë. Më konfirmohet se çdo gjë është në rregull dhe në momentin që arrij në kufi ndalohem. Për shkak se e kemi emrin në një listë non grata. Më jepet një listë në gjuhën maqedonase dhe anglisht jo shqip. Kjo është diskriminuese sepse duhet të ketë 3 gjuhë në letër. Njerëzit ishin përgatitur për të më pritur. U ktheva pasi ajo letër e kishte fuqinë për 24 orë.  Shpjegimi ishte se unë jam në një listë të njerëzve non grata që përbëjnë problem për sigurinë e Maëedonisë dhe kjo listë u zhornonka. Unë këtë problem e kam pasur gjithmonë, në 2004-ën nuk më kthyen mbrapsht por më linin në pritje për 4-5 orë,”-tha imami. 

Duke folur për këtë çështje, Kalaja tha se vetë ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut kishte deklaruar se ende në sistemin e qeverisë maqedonase ka linja albanofobe dhe islamofobe me mendësi anti-shqiptare.

“Kam qenë kudo ku ka shqiptarë dhe nuk kam pasur ndonjëherë ndalesë. Një përgjigjie shumë brilante e ka dhënë ministri i drejtësisë së Maqedonisë që ka thënë se akoma në sistemin qeverisës të Maqedonisë ka linja albanofobe dhe islamofobe. Unë mendoj se kjo është situata, ka njerëz që kanë mendësi anti-shqiptare kur jemi aq mirë të organizuar,”- shtoi imami ndër të tjera në intervistën e tij.

ahmed kalaja

Sondazh

Poll