Politike

"Igli Cara djalë i mirë"/ Rama mohon fjalët e tij: Nuk thashë ashtu, nuk e njoh

Rama tha se nuk e njeh si person Igli Carën e se nuk ka thënë se është njeri i mirë.

24 Prill 2023, 18:39 Nga A.B
"Igli Cara djalë i mirë"/  Rama mohon fjalët e tij: Nuk
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri nuk i mban mend fjalët e tij ose ndoshta do t'i mohojë. Sot, teksa ishte sërish në një takim në Durrës, tha se kishte dëgjuar se kishte thënë se kundërshtari i Emirjana Sakos është djalë i mirë. Rama tha se nuk e njeh si person Igli Carën.

"Mora vesh se kishin thënë konkurenti i Anit qëka cun i mirë, unë nuk kam thënë se është cun i mirë se nuk e njoh. E pastaj. Unë nuk kam motër për të martu"- tha Rama. 

Sot, po në Durrës, kryeministri tha se Igli Cara mund të jetë djalë i mirë, por nuk kishte dalë për të bërë krushqi.

“Edhe ai tjetri mund të jetë djalë i mirë, por unë jam i martuar dhe nuk kam motër. Nuk jam këtu për krushqi. Këtu çështja është; je djalë i mirë, por a ma bën punën apo jo. Ti nuk mund të marrësh një pastrues të djathtë, që i ka duart e thara. Po qe për pastrues, merr një grua dhe jo një burrë” u shpreh kryeministri.

edi rama

Sondazh

Poll