Politike

Përgatitjet për zgjedhje në Elbasan, kritika nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Sipas KSHH, në disa Qendra Votimi nuk janë afishuar listat e zgjedhësve ndërsa në disa të tjera këto lista janë dëmtuar duke u bërë të palexueshme.

24 Prill 2023, 17:42 Nga k.m.
Përgatitjet për zgjedhje në Elbasan, kritika nga Komiteti
Foto ilustruese

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vërejtur me shqetësim ecurinë e procesit zgjedhor në Elbasan. Sipas KSHH, në disa Qendra Votimi nuk janë afishuar listat e zgjedhësve ndërsa në disa të tjera këto lista janë dëmtuar duke u bërë të palexueshme.

Teksa mbeten 20 ditë nga 14 Maji, KSHH vëren se votimi elektronik nuk është promovuar sa duhet, për të bërë të mundur informimin e qytetarëve. Sipas KSHH, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të shtojë pajisjet informuese në një territor më të gjerë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se mangësitë e vërejtura në Elbasan mund të rekuperohen teksa ka ende kohë deri në datën e zgjedhjeve, në rast të kundërt këto mangësi mund të bëhen pengesë për shprehjen e lirë e të drejtë të vullnetit të zgjedhësve./TopChannel

kshh

Sondazh

Poll