Aktualitet

Shi dhe rrebeshe! Parashikimi i motit për javën, mbizotëron moti i keq, vetëm fundjava risjell diellin (HARTA LIVE)

Sipas IGJEUM, deri të enjten zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë të përfshira nga reshjet e shiut, të cilat mund të jenë dhe në formën e rrebesheve. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do ketë reshje, por në sasi më të pakta.

24 Prill 2023, 17:05 Nga k.m.
Shi dhe rrebeshe! Parashikimi i motit për javën, mbizotëron moti
Foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije parashikimin e motit për ditët në vijim në vendin tonë. Sipas IGJEUM, deri të enjten zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë të përfshira nga reshjet e shiut, të cilat mund të jenë dhe në formën e rrebesheve. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do ketë reshje, por në sasi më të pakta. Ndërkohë që në zonat malore do të ketë vranësia por jo reshje shiu. 

Të hënën dhe të martën priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Temperaturat nesër do të variojnë: në bregdet: 13 / 18 °C; në vendet e ulëta: 12 / 19 °C; ndërsa në vendet malore: 6 / 15 °C. 

Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e martë, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Më pas, duke filluar nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet gjatë fundjavës të ngjiten edhe në 27 gradë celsius, ndërsa fundjava do të jetë me diell. 

HARTA LIVE: 

igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll