Aktualitet

Forumi i biznesit/ Ambasadorja e BE: Sfidë mbetet korrupsioni, informaliteti dhe mungesa e transparencës

Ajo tha se një ndër problemet që hasin më shumë investitorët e huaj është informaliteti dhe korrupsioni dhe konkurrenca e lirë, por shtoi se vendi ynë ka bërë përpara.

24 Prill 2023, 17:13 Nga A.B
Forumi i biznesit/ Ambasadorja e BE: Sfidë mbetet korrupsioni,
Christiane Hohmann

TIRANË- Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann në një komunikim për mediat u shpreh se Bashkimi Europian do të mbështesë Shqipërinë. Ajo tha se një ndër problemet që hasin më shumë investitorët e huaj është informaliteti dhe korrupsioni dhe konkurrenca e lirë, por shtoi se vendi ynë ka bërë përpara.

“Ka pasur përfitime që janë sjellë nga digjitalizimi i shërbimeve. Investuesit tregojnë qartë disa nga sfidat që ende mbetet, si për shembull si do të trajtohet informalitetit. Çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimin e procedurave  transparente të prokurimit publik, parashikueshmërinë ligjore, zbatimin e ligjit dhe ata nuk duan as të ketë vonesa në gjykata. Pra as që të ketë certifikata që paqarta pronësie. Shqipëria ka ecur shumë përpara. Përfaqësuesit e bizneseve na tregojnë që ka ende shumë punë, zgjidhja e këtyre çështje do të krijojë vende punë dhe do të sjellë më shumë investime si edhe do të heqë pak trysninë që sjell edhe rrjedhja e trurit.

BE do të vijojë të mbështesë Shqipërinë. Ne do të investojmë në mënyrë madhore. BE ka miratuar investime shumë të rëndësishme për shifrën 5.7 mld euro duke u fokusuar tek transporti dhe struktura e energjisë. Duke qenë se jemi donatori numër 1 në Shqipëri, ne edhe mbulojmë shumë fusha, por përqendrohemi tek inkurajimi i aftësive për biznes”.

christiane hohmann

Sondazh

Poll