Aktualitet

Plagosje në Lezhë/ Qëllohet me thikë një person, arrestohet 29-vjeçari, Policia: I lënduari s'ka rrezik për jetën

Ramaj ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), personin me inicialet A. K. 27-vjeçari aktualisht po merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

24 Prill 2023, 17:00 Nga A.B
Plagosje në Lezhë/ Qëllohet me thikë një person,
Policia

LEZHË- Arrestohet Aleksandër Ramaj. Policia bën të ditur se ky person, ka plagosur me thikë një 27-vjeçar në Balldre të Lezhës. Sipas forcave blu, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, Ramaj ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), personin me inicialet A. K. 27-vjeçari aktualisht po merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë autori, Aleksandër Ramaj do të hetohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç. 27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

aleksander ramaj

Sondazh

Poll