Aktualitet

Italia në këmbë për gjetjen e dy “binjakëve Lupin”! Policia italiane kërkon ndihmë për "ekspertët" e bastisjeve

Binjakët me origjinë shqiptare janë specialistë autentikë: hapin një vrimë, më pas fusin një tel me të cilin hapin derën ose dritaren dhe futen fshehurazi në shtëpi për ta grabitur.

24 Prill 2023, 15:43 Nga A.B
Italia në këmbë për gjetjen e dy “binjakëve
Edmond dhe Eduard Trushi

ITALI“Nëse i shihni, telefononi 112”.

Ky është apeli i Policisë të cilët dyshojnë se shqiptarët binjakë Edmond dhe Eduard Trushi, janë autorë për vjedhjet e ndodhura muajt e fundit në Itali. Vjedhjet janë kryer me një teknikë ndryshe, madje autoritetet i kanë vendosur edhe një emër: “vrima në kornizë”.

Binjakët me origjinë shqiptare janë specialistë sipas policisë italiane: hapin një vrimë, më pas fusin një tel me të cilin hapin derën ose dritaren dhe futen fshehurazi në shtëpi për ta grabitur, shkruajnë mediat italiane.

Problemi është se të dy janë praktikisht identikë (të njëjtën prerje flokësh dhe të njëjtat tatuazhe) dhe ishte shumë e vështirë të atribuohej në mënyrë specifike krimi vetëm me analizën e ADN-së, pasi gjurmët e mbetura në vendin e krimit s'dhanë rezultate konkrete.

Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Islandës, i cili konfirmon një analizë të mëparshme të vitit 2008, edhe binjakët identikë homozigotë kanë disa dallime gjenetike. Kjo u zbulua nga një studim i Universitetit të Islandës i publikuar në vitin 2021 në Nature Genetics, sipas të cilit roli i faktorëve gjenetikë në dallimet midis binjakëve identikë është nënvlerësuar.

edmond trushi eduart trushi

Sondazh

Poll