Aktualitet

Digjet në orët e para të mëngjesit fadroma e bashkisë në Shkodër, nuk dihen autorët

Bashkia Shkodër kërkon nga autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje. 

24 Prill 2023, 15:40 Nga A.B
Digjet në orët e para të mëngjesit fadroma e bashkisë
Fadroma e djegur

SHKODËR- Digjet fadroma bashkinë në Shkodër. Bashkia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, nga disa persona të paidentifikuar. Sipas Bashkisë, ky mjet përdoret për të kryer ndërhyrjet emergjente për "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti  Kir - Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra.

Bashkia Shkodër kërkon nga autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje. 

Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti  Kir - Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”- thuhet në njoftimin e bashkisë.

digjet fadroma ne shkoder

Sondazh

Poll