Politike

"Do ketë garë të madhe"/ Rritja e pagave, Rama: Do të shpërthejë gara e vendeve që kërkojnë krahë pune

Rama tha se në vijim do shpërthejë gara e vendeve që kërkojnë vende pune. 

24 Prill 2023, 14:15 Nga A.B
"Do ketë garë të madhe"/ Rritja e pagave, Rama: Do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se gjendja është bërë alarmante në çdo shtet për forcë puntore. Gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesit e biznesit në Durrës, Rama tha se në vijim do shpërthejë gara e vendeve që kërkojnë vende pune. 

Po rritet alarmi për mospërmbushjen e vendeve të punës me krahë pune se nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë gjermane për të vijuar ajo që është. Kjo është problematika e të gjitha vendeve që do shpërthejë fare. Gara për të tërhequr krahë pune në anën tënde do jetë gara e çdo vendi. Gjermania po rend prej kohësh që të ketë sa më shumë dhe i duhen miliona, jo disa dhjetëra mijëra që nuk ia jep më dot procesi i lindjeve brenda. Ne jemi në pikën që është tani momenti i kthesës së madhe, tërmeti, pandemia dhe tani rritja e pagave”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll