Politike

Miratohen ndryshimet te ligji për start up-et, Bilali: Nomadët digjital s'do paguajnë taksa për 1 vit

Gjatë mbledhjes së komisionit, deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati tha se përjashtimi nga skema tatimore dhe lehtësimi i procedurave sjell nxitjen e skemave të mashtrimit.

24 Prill 2023, 14:06 Nga I.A
Miratohen ndryshimet te ligji për start up-et, Bilali: Nomadët
Edona Bilali

TIRANË- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për mbështetjen e 'Start Up-eve' në fushën e teknologjisë së informacionit. Komisioni i ka miratuar ndryshimet me 7 vota pro dhe 3 kundër. 

Me ndryshimet në ligj theksohet se nomadët digjital të mos jenë rezidentë tatimor për 1 vit. Gjithashtu pritet që të ngrihet dhe një agjensi e dedikuar për 'Start Up'. Gjatë mbledhjes së komisionit, deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati tha se përjashtimi nga skema tatimore dhe lehtësimi i procedurave sjell nxitjen e skemave të mashtrimit.

Nga ana tjetër Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali theksoi se kjo nuk do të ndodh pasi aplikuesit do kalojnë një filtër të pastërtisë së figurës.

"Ne shpresojmë që nomadët digjital, 1 vit pasi të kenë punuar në Shqipëri, të jenë njohur me mjedisin miqësore për binzesin, teknologjinë dhe facilitetet e tjera, të investojnë në vendin tonë", tha Bilali.

helidon bushati edona bilali

Sondazh

Poll