Politike

"Ata takojnë policinë bashkiake paradite dhe pasdite"/ Fushata, Meta: Kandidatët tanë janë transparentë, këta i lënë karriget bosh nëpër studio

24 Prill 2023, 14:00 Nga A.B
"Ata takojnë policinë bashkiake paradite dhe pasdite"/
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' janë në terren çdo ditë duke u takuar me qytetarët. 

MESAZHI:

Ne jemi tërë ditën në terren me qytetarët. Kandidatët tanë janë tërë ditën në terren me qytetarët, ndërsa ata çfarë bëjnë? Ata takojnë Policinë Bashkiake paradite me uniformë dhe pasdite takojnë Policinë Bashkiake pa uniformë. Ata flasin me veten, ne flasim me qytetarët. Kandidatët tanë janë të hapur, janë transparentë, këta i lënë karriget bosh të kandidatëve të tyre nëpër studio, sepse nuk kanë se çfarë të thonë përpara qytetarëve.
Bashkë Fitojmë!

ilir meta

Sondazh

Poll