Politike

"Askush s'mund t’ju pengojë të merrni pronat tuaja"/ Hoxha thirrje qytetarëve të Vorës: Po ju bëhet presion, duroni deri më 15 Maj

Hoxha deklaron se pas 14 majit të gjithë qytetarët që kanë bërë ankimime në bashkinë e Vorës për sa i takon dëmshpërblimit të tërmetit, do të riverifikohen dhe do t’i marrin dëmshpërblimet sa u takon nga dëmet që janë bërë.

24 Prill 2023, 13:54 Nga A.B
"Askush s'mund t’ju pengojë të merrni pronat
Indrit Hoxha

TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka një mesazh për qytetarët. Përmes një video-mesazhi, Hoxha u bën thirrje qytetarëve që t'i bëjnë ballë presioneve deri më 15 Maj, atëherë kur sipas tij do të shpallet fitues koalicioni 'Bashkë Fitojmë'. 

Hoxha deklaron se pas 14 majit të gjithë qytetarët që kanë bërë ankimime në bashkinë e Vorës për sa i takon dëmshpërblimit të tërmetit, do të riverifikohen dhe do t’i marrin dëmshpërblimet sa u takon nga dëmet që janë bërë.

Thirrja e tij: 

“Këtu jemi në Marikaj, një zonë që është prekur nga tërmeti i 2019. Dua të siguroj të siguroj të gjithë qytetarët që askush nuk mund t’ju pengojë dot marrjen e shtëpive tuaja. Jo vetëm që do t’i merrni shtëpitë pas 15 majit, por do t’i merrni aty ku ju takojnë siç u takon dhe nuk do të shpërndahen me gogla siç kërkon PS t’i shpërndajë shtëpitë tuaja. Ato janë pronat tuaja dhe ju do t’i gëzoni pronat tuaja. Jo vetëm kaq, por të gjithë qytetarët që kanë bërë ankimime në bashkinë e Vorës për sa i takon dëmshpërblimit të tërmetit, do të riverifikohen dhe do t’i marrin dëmshpërblimet sa u takon nga dëmet që janë bërë. Shumë qytetarëve po iu bëhet presion për çështjen e shtëpive të tyre. Duroni deri më 15 maj! Më 15 maj ne do ta çlirojmë bashkinë, do ta kthejmë në punë dhe do të bëjmë një administratë funksionale e cila ka 4 vite që nuk funksion. Koha e shantazheve do të marrë fund më 14 maj, ditë ne votimeve. Ju duhet të dilni të votoni të lirë, të qetë. Jepni votën tuaj për ndryshimin, jepni votën tuaj për opozitën sepse ndryshimi është vetëm në dorën tuaj. Bashkë fitojmë!”, deklaron Indrit Hoxha.

indrit hoxha

Sondazh

Poll