24 Prill 2023, 12:54
Nga F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Anglezi që është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se ka shërbyer si informator në vrasjen e Ardian Nikulajt, është shprehur se nuk do të shkelë më në Shqipëri. Siç raportohet, në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, pronari i hotelit në Shëngjin, ku qëndroi anglezi, ka thënë se pas ngjarjes ai është larguar menjëherë dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.
Shkak është bërë fakti që ka parë me sytë e tij ekzekutimin e një personi. Megjithatë, dyshimet për përfshirjen e tij janë ended he hetimet vijojnë. Shteti shqiptar ka nisur një letërporosi dhe po kërkon të bjerë në kontakt me turistin e huaj që dyshohet se organizatorëve të atentatit u ka shërbyer si informator.
Anglezi është larguar menjëherë pas vrasjes nga Shëngjini. Ai ka shkuar në Rinas, por rrugës ka ndërruar dy taksi gjë që ka futur në dyshimet hetuesit. Me taksinë e parë, anglezi ka shkuar deri në Fushë Krujë, aty ku ka marrë taksinë e dytë. Më pas ka mbërritur në Rinas, aty ku i ka hipur avionit dhe ka fluturuar për në vendin e tij.
Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.
Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al
ardian nikulaj vritet ardian nikulaj
Aktualitet
24 Prill 2023, 12:47
F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Një shkodran dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik Ardian N...
Aktualitet
24 Prill 2023, 12:35
F.M
Mjeti ku hipën autorët e vrasjes së Ardian Nikulajt, “Land Rover Defender”
SHKODËR- Në atutomjetin tip “Land Rov...
Aktualitet
24 Prill 2023, 12:14
I.A
Policia
SARANDË- Një 34-vjeçar është arrestuar në Sarandë për transport të emigrantëve të pal...
Aktualitet
19 Prill 2023, 13:43
f.g
Faruk Ozer
TURQI- Faruk Ozer është në burg. Pas marrjes në pyetje nga drejtoria e Policisë në Stamboll, prokuroria e ka trans...
Aktualitet
24 Prill 2023, 11:09
I.A
Zjarri
TIRANË- Një zjarr ka përfshirë një pallat mëngjesin e sotëm pranë Shërbimit të provës. Sht&eu...
Aktualitet
24 Prill 2023, 11:00
F.M
Fatmir Mediu
TIRANË- Avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt pa...
Aktualitet
24 Prill 2023, 10:46
I.A
Dorian Matlija
TIRANË- Avokati i familjes Durda ka folur për shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmi...
Aktualitet
24 Prill 2023, 10:38
F.M
Shkodër
SHKODËR- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e vendosjes së lëndës plasëse në një lokal pran&e...
Aktualitet
24 Prill 2023, 10:29
I.A
Apeli
TIRANË- Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn, i akuzua...
Aktualitet
24 Prill 2023, 10:16
I.A
Makina me dhine
TIRANË- Një 58-vjeçar është gjobitur në Tiranë, pasi u fimua duke tërhequr me makinë nj...