Politike

Lëvizja Bashkë takohet me qytetarët në Allias: Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropë që uji i rubinetit të helmon

Gjatë takimit kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka shpalosur programin e tij për bashkinë e Tiranës si dhe për këshillat bashkiak. 

24 Prill 2023, 11:55 Nga I.A
Lëvizja Bashkë takohet me qytetarët në Allias: Tirana
Arlind Qori

TIRANË- Lëvizja Bashkë ka zhvilluar një takim elektoral ditën e djeshme me qytetarët në Allias. Gjatë takimit kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka shpalosur programin e tij për bashkinë e Tiranës si dhe për këshillat bashkiak. 

Gjatë fjalës me qytetarët Qori po ashtu ngriti disa shqetësime të përditshme, ku theksoi se Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropë që uji i rubinetit të helmon.

"Ata që qeverisin as nuk ja kanë iden se sa e kanë rrogën. Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropë që uji i rubinetit të helmon. Tirana është një qytet që nuk ka rrugë, nuk ka trotuare, nuk ka parqe," tha ndër të tjera Qori.

lëvizja bashkë

Sondazh

Poll