Politike

Rama demokratëve: S'keni 'Bacën' në fletën e votimit, por 'Like Floririn'

Kreu i qeverisë tha se ata nuk po votojnë 'bacën' siç e quajti Berishën, por 'Like Floririn' referuar Metës. 

24 Prill 2023, 11:54 Nga F.M
Rama demokratëve: S'keni 'Bacën' në fletën e
Edi Rama

DURRËSI- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje demokratëve që të mos votojnë koalicionin 'Bashkë Fitojmë'. I pranishëm në një aktivitet me të rinjtë në Durrës, Rama tha se krah koalicionit nuk është emri i kryedemokratit Sali Berisha, por i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Rama tha se nuk e mbështeste Berishën e shpallur 'non grata', por sipas tij, demokratët duhet të dinë që nuk po ia japin votën atij. Kreu i qeverisë tha se ata nuk po votojnë 'bacën' siç e quajti Berishën, por 'Like Floririn' referuar Metës. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Durrësi ka demokratë, është një qytet që e ka pasur traditë të pozicionohet në lëvizjet demokratike. Tani unë demokratëve të Durrësit që janë qytetarë, në sensing që nuk janë fanatikë, nuk janë njerëz që sherrosen, u them, po mirë, si do të shkoni ju atë ditë për votim. E dini që keni Like Floririn aty. Se mirë hajde. Se si mund të jesh ende me Non Gratën unë s’e kuptoj. Por them se ju vjen keq, thonë ‘e me mirë tani, Baca i ka këto të zeza’, por mbetet Baca. Por s’ke as Bacën aty, ke Like Floririn. Po për çfarë do e votosh Like Floririn?

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll