Politike

Nisma Thurje takon qytetarët te Fusha e Aviacionit: Propozimet tona për transportin urban dhe taksat janë serioze

Në këtë takim u prezantuan idetë e Nismës Thurje për shndërrimin e transportit publik sipas modelit gjerman si dhe propozimet për përmbysjen e sistemit të taksimit.

24 Prill 2023, 11:51 Nga I.A
Nisma Thurje takon qytetarët te Fusha e Aviacionit: Propozimet tona
Endrit Shabani

TIRANË- Nisma Thurje organizoi dot një takim me banorët e Tiranës tek ish fusha e aviacionit. Në këtë takim u prezantuan idetë e Nismës Thurje për shndërrimin e transportit publik sipas modelit gjerman si dhe propozimet për përmbysjen e sistemit të taksimit. Gjatë këtij takimi, kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani u shpreh se kanë propozimet e tyre janë serioze dhe lehtësisht të realizueshme 

"Propozimet për transportin urban, për taksat dhe për administrimin e pallateve, janë serioze, të realizurshme dhe synimi i tyre është një Tiranë KREJT NDRYSHE nga kjo që kemi patur këto 30 vjet. Tirana ka nevojë për një Këshill Bashkiak që e ka fuqinë të monitorojë kryetarin e bashkisë, dhe jo të shërbejë si bordero për të bërë qoka për miqte e qeverisë,” tha ai.

Gjithashtu Pano Soko, si një prej kandidatëve kryesorë të Nismës Thurje për Këshillin Bashkiak u shpreh se ata kanë aftësinë që të monitorojnë mënyrën se si menaxhohet buxheti i Tiranës, por edhe guximin për t’i qëndruar përballë kujtdo që kërkon të abuzojë me fondet publike.

endrit shabani nisma thurje pano soko

Sondazh

Poll