Politike

Rama nga Durrësi: Votoni Emiriana Sakon, një grua pastron më mirë

Ai shtoi se mes një burri dhe një gruaje, qytetarët nuk duhet të kenë dilema se kush e pastron më mirë qytetin. 

24 Prill 2023, 11:51 Nga F.M
Rama nga Durrësi: Votoni Emiriana Sakon, një grua pastron më
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit që të vootjnë për Emirana Sakon. I pranishëm në një aktivitet me të rinjtë në Durrës, Rama tha se Durrësi është një nga qytetet më të pastra në vend. Ai shtoi se mes një burri dhe një gruaje, qytetarët nuk duhet të kenë dilema se kush e pastron më mirë qytetin. 

"Po të mos ishte vota, sot do kishim derrat, rosat dhe buallicat që hanin mes plehrave, ajo pamje ferri mos të ishte vota s’do ishim duke mbjellë pemë, do ishim duke sharë, duke ndotur autistikisht mjedisin. S’ka rëndësi kush është i majtë dhe i djathtë për punët e mira duhen ata që e bëjnë punën më mirë. Për të pastruar zonën. Durrësi është sot më i pastri i Shqipërisë. Kur ke një zgjedhje mes një gruaje dhe një burri, si mund të zgjedhësh një burrë, unë s’e kuptoj dot. S’e marr vesh,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll