Politike

Rama angazhon maturantët: Mblidhni sa më shumë vota, jo vetëm të familjarëve

Kreu i qeverisë mori si shembull një të ri që tha se kishte shkuar në aktivitet dhe se do t'ia jepte votën, pasi e kishte rekomanduar një mikeshë.

24 Prill 2023, 11:46 Nga F.M
Rama angazhon maturantët: Mblidhni sa më shumë vota, jo
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka angazhuar maturantët e Durrësit në fushatë. Në një takim me të rinjtë në Durrës, Rama tha se ata duhet të angazhohen që të bëhen sa më shumë vota për të zgjedhurin nga PS-ja. Madje, Rama tha se ata duhet të mbledhin foto nga familjarët, të afërmit dhe kudo që të munden.

"Ajo që unë kam këtu, është një mesazh dhe për ju që jeni sot. Disa e kanë shkollën pasdite, disa e kanë mbyllur dhe nuk janë më në shkollë. Ju nuk duhet të sillni vetëm votën tuaj apo të familjarëve tuaj. Duhet të angazhoheni shumë më tepër. Ky këtu përshembull, ka ardhur sepse ka ardhur një shoqja e tij. Edhe për Anin do të votojë sese do të votojë shoqja e tij, por ky mendon se vota është kot. Por, po të mos ishte vota, po të mos ia vlente vota s’do kishtë ndryshim,"- tha kreu i qeverisë. 

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll