Politike

Rama: Do sjellim në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit

Por, ai nuk e tha emrin e skuadrës. 

24 Prill 2023, 11:44 Nga F.M
Rama: Do sjellim në Durrës një nga akademitë më elitare
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se në Durrës do të sjellë një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës. I pranishëm në një takim me të rinjtë, Rama tha se kj ogjë do tu shërbejë fëmijëve që kanë pasion futbollin. Por, ai nuk e tha emrin e skuadrës. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Jemi shumë pranë një marrëveshjeje të re. Do sjellim në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës, duam ta sjellim si pol të ri sportiv, akademi rajonale që do të jetë derë e hapur për talentet që do të duan të provojnë veten e do të zgjidhen për t’u përgatitur për arenën e madhe dhe për të veshur fanellat e skuadrave të mëdha europiane. Do të kemi një shkollë futbolli për fëmijët që do të jetë strukturë të veçantë.

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll