Politike

Meta: Turp për Kolegjin Zgjedhor, emri im në fletën e votimit nuk do ndryshojë asgjë

Gjatë një deklarate për mediat, Meta deklaroi se emri i tij në fletën e votimit nuk ka për të ndryshuar asgjë por shtoi se ky vendim ka për të turpëruar Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucion që pretendon se është i pavarur.

24 Prill 2023, 11:26 Nga I.A
Meta: Turp për Kolegjin Zgjedhor, emri im në fletën e votimit nuk
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për vendosjen e emrit të tij në krye të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Gjatë një deklarate për mediat, Meta deklaroi se emri i tij në fletën e votimit nuk ka për të ndryshuar asgjë por shtoi se ky vendim ka për të turpëruar Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucion që pretendon se është i pavarur. Po ashtu Meta tha se Ramën e ka kapur paniku i humbjes së rëndë që po e pret më 14 maj.

“Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret në 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur. Është zgjedhje e forcave politike që përbëjnë koalicionin që të paraqiten me një emër apo jo dhe po kështu mund të jetë dhe duhet të jetë emri në rast se është e domosdoshme. Por të gjitha këto lojëra nuk ka qytetar të Tiranës dhe Shqipërisë që nuk e kupton hallin e madh që ka gjetur Ramën, halli i  madh është se ai nuk ka kandidatë për ballë kandidatëve tanë. Ai ka ca kukulla që firmosin për të vjedhur dhe për të ndarë plaçkën e pushtetit vendor së bashku me Edi Ramën. Një pjesë prej tyre i ka çuar në burgje dhe prokurori, shumë të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të skandaleve dhe të tjerë presin radhën për të shkuar atje ku e kanë vendin shpërdoruesit e taksave të qytetarëve”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll