Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë, shtëllungat e tymit mbulojnë Bulevardin e Ri

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse si dhe autoritetet policore. 

24 Prill 2023, 11:09 Nga I.A
VIDEO/ Zjarr në një pallat në Tiranë, shtëllungat e
Zjarri

TIRANË- Një zjarr ka përfshirë një pallat mëngjesin e sotëm pranë Shërbimit të provës. Shtëllunga tymi kanë mbuluar të gjithë Bulevardin e Ri në atë zonë. Pallati që ka marrë flakë është në ndërtim e sipër.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit por policia njofton se nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse si dhe autoritetet policore. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.04.2023, te "Bulevardi i Ri", ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym), dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimpr po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll