Aktualitet

Shtyhet seanca për Mediun, avokati i familjes Durda: Gjykata nuk na do nëpër këmbë, përse s’na bën palë

Sipas tij kjo është shkelje nga ana e Gjykatës dhe se ligji e përcakton qartë se duhet që të bën palë e procesit.

24 Prill 2023, 10:46 Nga I.A
Shtyhet seanca për Mediun, avokati i familjes Durda: Gjykata nuk na do
Dorian Matlija

TIRANË- Avokati i familjes Durda ka folur për shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmir Mediut për çështjen Gërdeci. Avokati Dorian Matlija ka deklaruar se familja Durda ka kërkuar që të bëhet pjesë e procesit, por GJKKO nuk ka pranuar. Sipas tij kjo është shkelje nga ana e Gjykatës dhe se ligji e përcakton qartë se duhet që të bën palë e procesit. Ndërkohë që seanca e radhës u shty për më datë në 9 maj.

Sot gjykata vazhdoi me të njëjtën mënyrë duke mos na lejuar të jemi pjesë e procesit. Kërkesa vinte nga 6 persona, të gjithë me statusin e personit që kanë humbur një familjar të tyre, 4 janë plagosur rëndë, janë të dëmtuar të shumëfishtë. Gjykata nuk e mori në konsideratë, vazhdoi duke thënë se e kemi thënë herën e kaluar që s’do behën pjesë. Një vendim të zbardhur nuk ka. Ende nuk e dimë pse nuk jemi pjesë e procesit, ligji e thotë qartë që duhet të jemi. Është ende e kuptueshme përse po vepron në këtë mënyrë situata. Arsyeja që më vjen ndërmend është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje, kemi studiuar dosjen që prej 15 vjetësh, gjykata mesa duket do që t’i bie shkurt çështjes dhe nuk ka do nëpër këmbë. Është e disata herë që ndodh ”, tha Matlija.

dorian matlija fatmir mediu dosja gerdeci

Sondazh

Poll