Politike

Peleshi thirrje bashkive: Merrni masa! Do kemi rritje të reshjeve të shiut, rrezikojmë përmbytje në Veri

Ai shtoi se për shkak të stinës nuk rrezikojmë përmbytje të mëdha, por mirë është që bashkitë të marrin masa. 

24 Prill 2023, 10:18 Nga F.M
Peleshi thirrje bashkive: Merrni masa! Do kemi rritje të reshjeve të
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Pelshi ka paralajmëruar bashkitë që të marrin masa duke deklaruar se këtë pasdite pritet që të përkeqësohen kushtet atmosferike. Në një deklaratë për mediat, Peleshi tha se këtë pasdite pritet të nisin reshje të shumta të shiut dhe kjo gjë sipas ministrit, do të sjellë përmbytje në zonën veriore të vendit, kryesisht në Shkodër. Ai shtoi se për shkak të stinës nuk rrezikojmë përmbytje të mëdha, por mirë është që bashkitë të marrin masa. 

"Për të njoftuar në kohë, jo për alarm, por për më shumë vëmendje, në pjesët veriperëndimore të vendit, në Shkodër dhe jo vetëm. do të kemi një rritje të reshjeve të shiut. Duhet të shmangim emergjenca lokale. Lajm i mirë është që jemi në një stinë që nuk favorizon përmbytje, një lajm tjetër i mirë është mirëmenaxhimi i kaskadës. Situata rëndohet vetëm rast reshjesh të larta, kur do të jemi të detyruar të bjëm shkarkime të kontrolluar. Dhe bëhet fjalë për përmbytje lokale. Të shamngim lëvizjet në rrugë, duhemi sinjalizuar në kohë. Nuk është një situatë që mund ta sjellë nevojën për ndërhyrje në nivele të larta, por mund të menaxhohet lokalisht. Duhet të lajmërojmë në kohë, në mënyrë që të marrim masa,"- tha Peleshi. 

niko peleshi

Sondazh

Poll