Aktualitet

VIDEO/ U filmua duke tërhequr kecin më makinë, gjobitet 58-vjeçari në Tiranë

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka rezultuar se ishte pa leje drejtimi si dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

24 Prill 2023, 10:16 Nga I.A
VIDEO/ U filmua duke tërhequr kecin më makinë,
Makina me dhine

TIRANË- Një 58-vjeçar është gjobitur në Tiranë, pasi u fimua duke tërhequr me makinë një kec. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka rezultuar se ishte pa leje drejtimi si dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. 58-vjeçari është gjobitur si dhe është proceduar penalisht.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke tërhequr një kafshë, me automjet, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

 

keqtrajtim i kafsheve

Sondazh

Poll