Aktualitet

ME VIDEO/ Kandidati për këshilltar i ‘Bashkë Fitojmë’ braktis Berishën, i bashkohet PS-së në fushatë, Golemi: Demokrat 24 karatsh

Golemi dëgjohet në video që e konsideron Gjikën një demokrat ’24 karatsh’, por shton se më 14 maj, do të votojë numrin dy.

24 Prill 2023, 09:23 Nga F.M
ME VIDEO/ Kandidati për këshilltar i ‘Bashkë
Flamur Golemi dhe Magrip Gjika

GJIROKASTËR- Kandidati për këshilltar për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka dalë në fushatë me Partinë Socialiste. Magrip Gjika shihet në një video krah kryebashkakiakut aktual Flamur Golemi, i cili kërkon një tjetër mandat më 14 maj. Golemi dëgjohet në video që e konsideron Gjikën një demokrat ’24 karatsh’, por shton se më 14 maj, do të votojë numrin dy.

Pjesë nga biseda:

Flamur Golemi: Me Magrip Gjikën, djalë i mirë, demokrat 24 karatsh. Në fakt ne gishtat do të vazhdojmë t’i mbajmë lart, por më 14 maj do të votojmë numrin 2. Partinë Socialiste dhe kandidatin e Partisë Socialiste

Magrip Gjika: Flamur Golemi.

flamur golemi magrip gjika

Sondazh

Poll