Aktualitet

Tritoli në Shkodër, policia jep detaje: Pronari shkoi të hapte lokalin, por gjeti xhamat e thyer

Ai ka shkuar të hapë derën në mëngjes dhe ka vënë re se ishin thyer xhamat.

24 Prill 2023, 08:48 Nga F.M
Tritoli në Shkodër, policia jep detaje: Pronari shkoi të hapte
Foto Ilustruese

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me tritolin në Shkodër. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ka qenë 65-vjeçari ai që ka njoftuar blutë e Shkodrës për shpërthimin. Ai ka shkuar të hapë derën në mëngjes dhe ka vënë re se ishin thyer xhamat.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

policia e shkodres tritol ne shkoder

Sondazh

Poll