24 Prill 2023, 08:44
Nga I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Tiranës, ka dhënë disa premtime të bujshme sa i takon asaj që do të bëjë në rast se zgjidhet në krye të qytetit në 14 Maj. Në një intervistë për Fax News, Këlliçi ka dhënë detaje në lidhje me planin për të ndërtuar një nënkalim në sheshin Skënderbej, që sipas tij do të shkarkonte rreth 60% të fluksit në zonën e Unazës së Vogël.
Sipas Këlliçit ky projekt do të marrë jetë në 18 javët e para që ai do të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës, në rast fitoreje në zgjedhjet e 14 Majit.
“18 javët e para, 4.5 milionë euro të kushtojë ndërhyrja poshtë sheshit pa e dëmtuar atë. Do ta bëjmë me çmim kostoje, është një premtim konkret për masat që unë kërkoj të merren në Tiranë, për të shpëtuar nga trafiku i tmerrshëm. Për të shfryrë Tiranën nga trafiku është ndërtimi i këtij nënkalimi, me 4 korsi, 2 në ardhje dhe dy në vajtje. Ata që duan të shkojnë në drejtim të Pazarit të ri apo Rrugën e Dibrës, do të vazhdojnë të njëjtin intenerar që kanë ndjekur deri tani. Sheshi nuk do të dëmtohet. Çdo kryetar bashkie që ka ardhur ka prishur sheshin në varësi të preferencave personale, sheshi do të qëndrojë siç është edhe pse sipas meje nuk është funksional, dhe buxheti do të adresohet në çështje të tjera më emergjente”, u shpreh Këlliçi.
Kandidati për Tiranën tha se nga tuneli nuk do të preket as parkimi në sheshin Skënderbej, ndërsa hodhi akuza për betonizimin e qytetit.
“Kjo kulla këtu ka 7 kate pa leje, për të cilën kryetari i bashkisë ka thënë se nuk e ka parë. Belind Këlliçi nuk do të japë leje për asnjë kullë në qendër të Tiranës, dhe nuk do të preket liqeni. Kjo gjë i ka prekur këta, e keni parë si ka reaguar kryeministri në mbrojtje të të voglit të tij në bashkinë e Tiranës. E keni parë që kanë turp nga ai, dhe nuk kanë vendosur asnjë poster për të nëpër Tiranë”, tha më tej Këlliçi.
belind këlliçi
Politike
24 Prill 2023, 08:30
F.M
Edi Rama dhe mjekët
TIRANË- Podcastin e radhës, kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta zhvillojë me mjekët që e operuar...
Politike
23 Prill 2023, 22:45
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se do të ketë probleme me drejtësinë amerikan...
Politike
23 Prill 2023, 20:50
k.m.
Sali Berisha
LIBOHOVË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi këtë pasdite kandidatin e koalicionit “Bashkë Fito...
Politike
23 Prill 2023, 19:37
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili një ditë më par&eu...
Politike
23 Prill 2023, 18:35
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e PD-së për Bashkinë Dropull, Thanas Ma...
Politike
23 Prill 2023, 15:14
I.A
Oerd Bylykbashi
DURRËS- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka denoncuar në Facebook, kryetaren e Bashkisë Durrës Emirjana Sako. Me ...
Politike
23 Prill 2023, 15:10
I.A
Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar ditën e sotme takimet me banorët e Liqenit të Tha...
Politike
23 Prill 2023, 15:06
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi vijon takimet m...
Politike
23 Prill 2023, 14:38
I.A
Hossein Amir-Abdollahian dhe Mevlut Cavusoglu
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian ka rënë dakord me hom...
Politike
23 Prill 2023, 14:03
I.A
Sali berisha
DELVINË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga Delvina ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojm...