Politike

VD/ Rama fton në podcast mjekët që e operuan, bluzat e bardha: Treguat emancipim, pranuat shërbim nga kirurgë që përfaqësojnë një tjetër forcë politike

Bisedën mes tyre, Rama e ka shpërndarë në Facebook.

24 Prill 2023, 08:30 Nga F.M
VD/ Rama fton në podcast mjekët që e operuan, bluzat e bardha:
Edi Rama dhe mjekët

TIRANË- Podcastin e radhës, kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta zhvillojë me mjekët që e operuar dhe i hoqën apandesitin. Në videon përmbledhëse që ka publikuar vetë Rama në Facebook, dëgjohet një pjesë e bisedës së zhvilluar mes tyre. Mjekët shprehen se kryeministri është treguar i emancipuar që ka pranuar të operohet në spitalin shtetëror dhe nga kirurgë që përfaqësojnë një tjetër forcë politike. Me këtë deklaratë i referohen Arben Beqirit. Madje, për këtë të fundit, Rama tha se ishte 'trembur' kur kishte marrrë vesh se mes stafit që do e operonte ishte dhe një ish-ministër. 

Pjesë nga biseda mes tyre:

Edi Rama: Jam këtu së bashku me pesë burra që më hynë në trup. Për një person të vetëm, ishte privilegj, për pozicionin që unë kam apo është një praktikë që bëhet dhe për njerëzit e tjerë?

Mjekët: Sëmundjet janë të ndryshme por pacientët janë njësoj.

Edi Rama: Përpara se të largohesha më shtrënguat dorën dhe më thatë, kemi operuar shumë njerëz të tjerë, ministria e shumë të tjerë, por fatkeqësisht vetëm në spitalet private.

Mjekët: Fakti që ju zgjodhët sistemin politik shqiptar dhe kirurgë që përfaqësojnë një tjetër forcë politike është një pjesë e emancipimit.

Edi Rama: Unë isha shtrirë kur profesor Gjata tha kemi me vete një ish-ministër shëndetësie. Thashë, larg qoftë çfarë na ndodh.

Mjekët: Kemi pasur një mikun tonë amerikan, tha, jam shumë i emocionuar sepse mbaj mend dhe spitalin e vjetër që gjëmonim minjtë me fshesë. Më tha dhe, s’kam çfarë të them, vetëm po e them me zë të ulët që standartet i keni njësoj, sepse kishte dhe kolegë amerikanë me vete./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll