Politike

“OSBE e denoncoi Ramën se ka fshehur 200 mln euro”/ Berisha: E ka një takim 100% të sigurt me drejtësinë amerikane

Sali Berisha tha se duke iu referuar OSBE, në kohën kur Rama mori detyrën u denoncua se kishte fshehur 200 mln euro në llogari offshore.

23 Prill 2023, 22:45 Nga k.m.
“OSBE e denoncoi Ramën se ka fshehur 200 mln euro”/ Berisha: E
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se do të ketë probleme me drejtësinë amerikane. Gjatë prezantimit për kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Libohovë, Adil Xhelili, Berisha tha se duke iu referuar OSBE, në kohën kur Rama mori detyrën u denoncua se kishte fshehur 200 mln euro në llogari offshore.

Po ashtu, kryedemokrati akuzoi Ramën se në një kohë kur shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, ai udhëton me avion me dhomë gjumi apo blen vazo druri 4 mln euro për ta vendosur në oborrin e kryeministrisë.

"Ai përpara ka dy takime të tmerrshme. Një, ka takimin me popullin opozitar, i cili do t’i presë biletën, dhe do ta bëjë përgjegjës për të gjitha vjedhjet e tmerrshme, dhe aktet që ka kryer. Po e ka edhe një takim, absolutisht 100% të sigurtë me drejtësinë amerikane. E pret McGonigal, sepse i ka dhënë 225 mijë dollarë ryshfet me këshilltarin e tij. Dhe ai po gjykohet atje për ryshfetin shqiptar,"-tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Nga ana tjetër, unë iu them qytetarëve të Libohovës, se Altini do transformojë jetën këtu. E dëgjuat. Po e di se çfarë do të thotë përgjysmim takse? Do të thotë përgjysmim biznesesh, dyfishim punësimi. Këtu, para disa vitesh ishin 60 kompani ndërtimi në Libohovë. I këputi me taksa, ikën. Do të thotë luftë kundër informalitetit. Adili do bëjë gjithçka që pasuritë, resurset t’i gëzoni, të jenë në dobinë tuaj. Mbi të gjitha, duke votuar Adilin, 1-shin, Bashkimin për fitore, ju votoni ndryshimin dhe unë ju garantoj, që kohërat e Edi Ramës pas këtyre zgjedhjeve do të jenë shumë të shkurtra. Ai e ka kuptuar këtë.

Ai përpara ka dy takime të tmerrshme. Një, ka takimin me popullin opozitar, i cili do t’i presë biletën, dhe do ta bëjë përgjegjës për të gjitha vjedhjet e tmerrshme, dhe aktet që ka kryer. Po e ka edhe një takim, absolutisht 100% të sigurtë me drejtësinë amerikane. E pret McGonigal, sepse i ka dhënë 225 mijë dollarë ryshfet me këshilltarin e tij. Dhe ai po gjykohet atje për ryshfetin shqiptar.

Nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësin, dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin. Ndaj edhe ne, fillojmë ndryshimin më 14. Ta bëjmë gati, dhe para se të na kërkojnë ekstradimin, ta vendosim aty ku e meriton. Shqipëria monizmin nuk e meriton, duhet të ndahet përgjithmonë prej tij.

Me këtë rast, u bëj thirrje këto javë që kanë mbetur, të trokisni në derën dhe zemrën e çdo banori të kësaj bashkie. Ju garantoj se, ndryshimi më 14 maj, do të jetë një ndryshim cilësor në jetën e secilit prej jush. Në jetën e çdo banori të kësaj bashkie dhe të Shqipërisë, që do të jetojë me nder, dinjitet, dhe me dashurinë për vete, familjen dhe Shqipërinë.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll