Politike

“Mos u habisin sikur të kërcejë edhe lakuriq”/ Meta ironizon Ramën: Është gati të bëjë lloj-lloj marrëzish

Ilir Meta tha se kryeministri e ka çuar situatën ekonomike dhe sociale në greminë.

23 Prill 2023, 19:37 Nga k.m.
“Mos u habisin sikur të kërcejë edhe lakuriq”/ Meta
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili një ditë më parë u shfaq duke kërcyer gjatë fushatës elektorale. Në një takim gratë dhe vajzat e njësisë numër 9 në Tiranë, kreu i PL-së, Meta tha se kryeministri e ka çuar situatën ekonomike dhe sociale në greminë. Duke shtuar se po përpiqet që të bëjë çdo gjë që të shmangë vëmendjen nga situata e vendit duke kërcyer. 

“Kandidatët e koalicionit bashkë fitojmë janë profesionistë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, ata të tjerët janë përfaqësues të klaneve të ndryshme dhe janë aty për ti shërbyer grabitjeve të Ramës. E keni parë si kërcen? Mos u habisin sikur të kërcejë edhe lakuriq. Do bëjë çdo gjë që të shmangë vëmendjen. E ka çuar situatën ekonomike sociale të vendit në një greminë të vërtetë shoqërore. Ka polarizuar vendin kaq shumë duke favorizuar një sekt dhe duke varfëruar shqiptarët dhe duke goditur shtresën e mesme të Shqipërisë. Ai është gati të bëjë lloj-lloj marrëzish,”- tha ndër të tjera Meta.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll