23 Prill 2023, 15:14
Nga I.A
Oerd Bylykbashi
DURRËS- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka denoncuar në Facebook, kryetaren e Bashkisë Durrës Emirjana Sako. Me anë të një postimi, Bylykbashi shkruan se Sako ka organizuar takime elektorale me nxënës të arsimit parauniversitar duke i nxjerrë më herët nga mësimi.
Bylykbashi nga denoncimet e qytetarëve sqaron se detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike të nxënësve apo punonjësve që punojnë në administratë dënohet me 3 muaj deri në 1 vit burg.
Postimi i Bylykbashit:
Frika i bën të shkelin ligjin me të dyja këmbët! Zj. Emirjana Sako (kryetarja e bashkisë Durrës dhe kandidatja e PS – sqarim për shumicën e qytetarëve durrsakë që nuk e njohin e nuk e dinë ç’bën) ka organizuar takime elektorale me nxënës të arsimit parauniversitar. E ka deklaruar vetë publikisht. Denoncimet e qytetarëve dhe nxënësve na tregojnë se i kanë nxjerrë më herët nga mësimi. Kodi Penal thotë: “Neni 328/a Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike
[…]
Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.” Pra mjafton vetëm organizimi, jo vetëm detyrimi i nxënësve nga kandidatja dhe personat përgjegjës për të marrë pjesë në aktivitet politik për të konsumuar kundravajtjen penale. Madje nuk ka rëndësi as nëse aktiviteti elektoral me nxënës është kryer gjatë orarit mësimor, mjafton keqpërdorimi i nxënësve për të konsumuar shkeljen.
Po prokuroria, a do të vazhdojë të “shfuqizojë” de facto Kodin Penal me mosveprimet e saj kronike përballë krimeve zgjedhore? Me gjoja pavarësinë që u dha reforma e “dredhësisë”, do të mjaftonte një prokuror i drejtë e pak kurajoz për t’i vënë para ligjit këta shkelës me pushtet. Por për prokurorinë nuk paska rëndësi se në 2020 u theksua në ligj përgjegjësia e prokurorisë së zakonshme dhe e SPAK për krimet zgjedhore! Kjo quhet “pavarësi” nga ligji. Fundja deri më sot vettingu po e provon veten se çfarë kapje politike të drejtësisë ka prodhuar. Prokurorisë i ka mbetur vetëm të shkojë në takimet elektorale të PS me nxënës dhe administratë, të bëjnë “share”dhe “like” postimet e kandidatëve të pushtetit dhe ditën e votimit të shkojnë e të votojnë të bindur. Kështu i kontribuojnë perceptimit të mosndëshkimit të pushtetarëve socialistë. Më 14 maj qytetarët e Durrësit dhe të Shqipërisë do ta ndëshkojnë vetë me votë këtë pushtet imoral, të kalbur dhe të degraduar.
oerd bylykbashi emirjana sako
Politike
23 Prill 2023, 15:10
I.A
Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar ditën e sotme takimet me banorët e Liqenit të Tha...
Politike
23 Prill 2023, 15:06
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi vijon takimet m...
Politike
23 Prill 2023, 14:38
I.A
Hossein Amir-Abdollahian dhe Mevlut Cavusoglu
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian ka rënë dakord me hom...
Politike
23 Prill 2023, 14:03
I.A
Sali berisha
DELVINË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga Delvina ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojm...
Politike
23 Prill 2023, 12:42
I.A
Sali berisha
DELVINË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në këto vite të qeverisjes Rama rrogat duhet q&...
Politike
23 Prill 2023, 12:41
I.A
Sali Berisha
DELVINË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama se po bashkëpunon me faktor kriminal në...
Politike
23 Prill 2023, 12:32
I.A
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar qytetarët që të mos votojnë rivalët e kandidatëve të...
Politike
23 Prill 2023, 12:23
I.A
Sali Berisha
DELVINË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “bashkë Fitojmë” n...
Politike
23 Prill 2023, 12:16
I.A
Ilir meta
DELVINË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se ‘Rilindja’ ka çuar vendin në s...
Politike
23 Prill 2023, 12:04
I.A
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ka folur për ecurinë e punëve në Tropojë. Rama u shpreh se prej 4 vitesh që e kan&eu...