Politike

Rama: Luluci do ta bëj Elbasanin shesh xhirimi, pse Shkodra ka ngelur 30 vite mbrapa?

Po ashtu Rama ka thënë se çdo qytet që ka qenë me PD-në ka ngelur 30 vite mbrapa dhe për këtë mori shembull Shkodrën.   

23 Prill 2023, 12:01 Nga I.A
Rama: Luluci do ta bëj Elbasanin shesh xhirimi, pse Shkodra ka ngelur 30
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar rivalin e Gentian Llatjas në Elbasan Luçiano Boçin. Gjatë një takimi me mbështetësit sot, Rama ka ironizuar duke thënë se premtimet e Boçit për ka kthyer Elbasanin në shesh xhirimi janë boshe, ndërkohë që e ka quajtur të paepur. Po ashtu Rama ka thënë se çdo qytet që ka qenë me PD-në ka ngelur 30 vite mbrapa dhe për këtë mori shembull Shkodrën.   

“Elbasani, njeriun e ka gjetur. Për mua është shumë i urtë, por është nga Elbasani. Del ky Luluçi që u distancua nga Luli dhe thotë do ta bëjë Elbasanin shesh xhirimi. Këta të epurit e kalasë. Por ne e morëm ajkën e kalasë dhe e kemi në Ministrinë e Arsimit. 30 e kusur vite demokrat dhe voton Xhiken. Dhe për ku? Për te mali me plehra. Jo po u bë inceneratori etj etj. Pati probleme, kishte njerëz që donin të nxirrnin mjaltë nga plehrat, por Elbasani e ka tani ajrin të pastër. Ndodhin edhe këto, por me ne është shumë e qartë kontrata. Kush lëviz nga kuadrati i ligjit, i arsyes, i të mirës, i shërbimit ndaj njerëzve, i sensit patriotik të punës, se do mjaltë për të çuar në shtëpi. Thonë që po shkojnë ministra në burg dhe duhen hequr. Ata, kur vinin fletë arresti, i ruanin dhe i fshihnin. Ata doni prapë ju? Ja ku na keni ne. Ne i bëjmë edhe investimet, edhe ndëshkimet. Më kandidatët e zorrës qorre, që larg qoftë dikush i çon në zyrën e bashkisë, nuk ka bashkëpunim. Nuk ka se si të jetë. Ata kanë qëllim të marrin pengje. Se po të kishin pasion për punë, do ta kishin treguar në ndonjë vend. Më gjeni një bashki ku ata kanë qeverisur dhe të thonë që këtë e kemi bërë ne. Pse Shkodra ka ngelur 30 vite mbrapa. Sepse ata nuk dinë. Nuk mbushin”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll