Politike

Nuk përmbahet Rama në Elbasan: Do sjellim çmimin e madh të Formula 1 brenda vitit 2023

Sipas tij kjo nuk bëhet vetëm fjalë për sport por për ekonominë e vendit, pasi do të vijnë mijëra nujerëz në Elbasan. 

23 Prill 2023, 11:42 Nga I.A
Nuk përmbahet Rama në Elbasan: Do sjellim çmimin e madh
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama është shfrenuar me premtimet elektorale në Elbasan. Duke prezantuar kandidatin për kryebashkiak të Elbasanit, Rama u shpreh se brenda vitit 2023 do të sjellin garën e Formula 1 në Elbasan. Sipas tij kjo nuk bëhet vetëm fjalë për sport por për ekonominë e vendit, pasi do të vijnë mijëra nujerëz në Elbasan. 

"Do të sjellim çmimin e madh të Formula 1 në Elbasan brenda vitit 2030. Që do të thotë një kulturë të re të sportit. Të gjitha gjërat janë të lidhura me ekonominë. Nuk bëhet fjalë për sport, por për mijëra njerëz që do të vijnë në Elbasan.  Ky Luçi më kujton Lulin, por ky është më poshtë se Luli. E dëgjova që tha para ca ditësh: “Elbasani është një shesh xhirimi natyral”. Tani bënte edhe si aktor. E di që dhe ai nuk fiton, por që bën edhe kontrata. Gjithë ai zdap, Luçi dhe me një ekran nga Bari dhe flet për 400 milionë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll