Politike

Rama nga Elbasani: Na akuzojnë për tallavanë, ata dëgjojnë çdo ditë ça del nga zorra qorre

Rama ka deklaruar se ata persona që e shajnë zgjedhjen e tyre për tallavanë, dëgjojnë çdo ditë atë që del nga zorra qorre.

23 Prill 2023, 11:38 Nga I.A
Rama nga Elbasani: Na akuzojnë për tallavanë, ata
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat në rrjet për këngën e zgjedhur nga ai për fushatën elektorale. Nga Elbasani, Rama ka deklaruar se ata persona që e shajnë zgjedhjen e tyre për tallavanë, dëgjojnë çdo ditë atë që del nga zorra qorre. Po ashtu theksoi se ata janë drejt rrugës së gjelbërt më 14 maj. 

“Për mua është një ditë e bukur sot që të jem këtu dhe përveç një diçka të bukur që pamë me Gledin, Damianin dhe të tjerë që po ndërtojmë diçka nuk e dija se Tit Vullkani është nga Elbasani. Për mu ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën që ka qenë surprizë e bërë për mua nga miqtë për këtë moment, dhe ka qenë shumë fatkeqësi për ato që na u vunë mbrapa se po promovojmë tallavanë, ato i marrshin të keqen tallavasë. Thua ti që lexojnë Moxartin dhe thua se tallavja i bezdis, por që ato dëgjojnë përditë se çfarë del nga zorra qorre dhe na u bezdiskan nga tallavaja dhe fjalët e një kënge meriton nje pergjigje. Me muzikën këtu dhe me Tit Vullkanin ketu do të jemi drejt rrugës së gjelbert per 14 Maj”, tha Rama.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll